Ekipi i Signal i është përkushtuar misionit të zhvillimit të teknologjisë së privatësisë me burim të hapur, që mbron fjalën e lirë dhe mundëson komunikim global të sigurt. Kontributi yt i jep frymë kësaj kauze. Pa reklama. Pa ndjekës. Seriozisht.
Dhurimi yt paguan zhvillimin, shërbimet dhe trafikun e të dhënave të një aplikacioni që përdoret nga miliona veta anembanë botës për komunikim privat dhe të menjëhershëm.
Nëse shkruan një email, do të marrësh një email konfirmimi për deklarimin e taksave. Signal Technology Foundation është një ent jofitimprurës i pavarur dhe i përjashtuar nga tatimet, sipas seksionit 501c3 të Kodit të të Ardhurave të Brendshme. Numri ynë i ID-së Federale të Tatimeve është 82-4506840.
Shënim: Signal nuk mund të ofrojë distinktiv, nëse dhuron këtu dhe nuk përdor Google Pay apo Apple Pay që nga brenda aplikacionit Signal.
Dhurimet në kriptomonedha për Signal përpunohen përmes The Giving Block.
Nëse do të përfitosh reduktim taksash në ShBA për vlerën faktike në treg të dhurimit tënd në kriptomonedha, mund të shkruash sipas dëshirës një adresë emaili për të marrë një faturë tatimore. The Giving Block mbështet gjithashtu dhurime anonime.